Arben Duka Poezi Satire Essay

Në portale online dhe rrjete sociale është komentuar sot kopertina e Ditës për 16 tetorin, datëlindjen e diktatorit Enver Hoxha.

Veçanërisht me replika janë pritur vargjet e Arben Dukës, pjesë e forumit të kopertinës tonë të sotme ku ka qëndrime pro e kundër si dhe një shkrim të Indro Montanellit botuar në 12 prill 1984.

Imagjinoni sikur një gazetë gjermane të hapej me Hitlerin – shkruan Tema – dhe i quan vargjet e Dukës me përçmim “bejte“.

Dita ringjall Enverin – shkruan gazeta Mapo.

Dy shkrimet e plota të kopertinës së sotme mund të lexohen KËTU dhe KËTU

Më poshtë, vargjet e plota të shumëdebatuara të Arben Dukës:

 

************

O mos kishe lindur, o mos kishe vdekur!

Partitë Komuniste,
e cenuan bindjen,
sepse në lokalet,
qenë tok me Rilindjen!

Pesë vota që kishin,
Edvinit ia dhanë,
edhe pse Enverin,
Edvini ua shan!

Edhe pse babanë,
komunist e kish,
Enverin e shan,
si shoku Berishë!

Tani komunistët,
janë strukur prej tmerrit,
kanë frikë t’ia festojnë,
ditëlindjen Enverit!

Gjithmonë i bllokojnë,
këtu komunistët,
po kurrë probleme,
s’kanë pasur zogistët!

Dhe unë nuk jam kundër,
ta kujtojnë sa janë,
ata që Zogollin,
një idhull e kanë!

Unë Zogun s’e dua,
gjithë Bota e di,
por s’i them dot tjetrit:
“Përse e do ti?!”

Ky është pluralizmi,
që u përurua,
të mos jap hesap,
kë dua-kë s’dua!

Ky është pluralizmi,
doni-apo s’doni,
të mos imponohem,
nga Besim Ndregjoni!

Nga Besim Ndregjoni,
dhe idiotë të tjerë,
që bënë goxha pare,
nga shoku Enver!

Këta politikët,
një ditë e bënë mirë,
që veten e lidhën,
vetë me zinxhirë!

Për lirinë e tyre,
çfarë nuk kurdisin,
po lirinë time,
nuk e llogarisin!

Ata kanë të drejtë,
me zinxhir të mbrohen,
po s’kanë asnjë shans,
të na imponohen!

Ç’humor kur Sovranit,
direkt i drejtohen:
“Nga emri i Enverit,
të gjithë provokohen!”

Ja po e them unë,
more mëndje hiç,
unë nga Enver Hoxha,
s’provokohem hiç!

Kuptohet që ca,
janë ftohur në bythë,
në demokraci,
nuk ka më: “Të gjithë!”

Në demokraci,
s’ka më vlerë uni,
se vendin e tij,
ka edhe majmuni!

Enveri ka pasur,
mijëra bythëlëpirës,
që ja bënin dritë,
si faqe e pasqyrës!

Mijëra bythëlëpirës,
ajo kohë kish,
baltë-o baltë sheshi,
si shoku Berishë!

Ky që me urinën,
e shokut Enver,
çau atë kohë,
dhe bëri karrierë!

Kam thënë-që Enverit,
një gjë kurrë s’i falet,
që Sali Berishën,
e shkuli nga malet!

Atëherë bënte,
mrekulli epoka,
po malet dhe shpellat,
s’ia shkuli nga koka!

Na shurdhuat veshët,
me ham e me hum,
bëni për Enverin,
një Referendum!

Lavdia e tij,
mbeti e paprekur,
ju të gjallëve-pisa,
u mund dhe i vdekur!

U mund dhe i vdekur,
e u bën hatanë,
se ai punoi,
veç për fukaranë!

Dhe të gjithë Vatanin,
e bëri një blind,
dhe persekutoi,
zero-pesë përqind!

Zero pesë përqindshi,
që na imponohet,
që Enveri ynë,
nga ne mos kujtohet!

Që janë kaq të paktë,
bëhet llogari,
se kanë konkurruar,
me dy-tre parti!

Dhe s’kanë bërë kurrë,
det e kiamet,
se nuk kanë marrë dot,
asnjë deputet!

Askush nuk bën dot,
tjetër llogari,
as Sala s’i futi,
kurrë në qeveri!

Ata kanë të drejtë,
atë kohë mos duan,
sepse u burgosën,
dhe u internuan!

Po ne që Enverit,
i pamë shumë të mira,
s’kemi pse ta lidhim,
veten me zinxhira!

Enveri lartoi,
një popull të tërë,
e këta kështjella,
po ngrënë në rërë!

Them-sot tek Enveri,
do shkojnë them unë,
që të gjithë shqiptarët,
që mbetën pa punë!

Në Sharrë me mijëra,
do shkojnë për besë,
që të gjithë ata,
që s’kanë asnjë shpresë!

I shoh si po shkojnë,
me lule në duar,
të gjithë që ky shtet,
keq i ka harruar!

Gjithë ushtarakët,
që s’kanë më ushtri,
që s’ua zgjidhi hallet,
as kjo qeveri!

Të gjithë veteranët,
të luftës-të punës,
ata që Enveri,
priu mes furtunës!

Tek këta të gjithë,
vendin unë e kam,
dhe po të mos vemi,
e paçim harram!

De-o Enver Hoxha,
që të kishim hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!

Arben Duka është një poet shqiptar dhe ish-ushtarak.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet "Intervistat E Kaso Kosës" në gazetën "Intervista" duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Nektari i këngëve
  2. Njëmijë puthje
  3. Ç'të bëj me fjalën?
  4. Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
  5. Unë isha një i vetëm
  6. Intervistat e Kaso Kosës
  7. Vetëm ty të kam
  8. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
  9. Ç'ja thoshte bilbili-humor e satirë
  10. Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
  11. Grek o grek kokë goricë-satirë
  12. Rroj se nuk vdes dot
  13. Labovë moj Labovë-poemë.
  14. Kristale të thyer
  15. Dashuria është abstrakte
  16. Aromë vajze
  17. Heroi i dashurisë
  18. Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
  19. Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
  20. Taksidarët e gjakut-satirë
  21. Njeriu me bllok
  22. Aliu dhe Saliu
  23. Rebelohuni-satirë
  24. Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku
  25. Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume,

Mirënjohje[redakto | redakto tekstin burimor]

Arben Duka është "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "Nderi i Odries", "Nderi i Lunxhërisë", "Nderi i veteranëve të luftës", "Qytetar Nderi i Gjirokastrës".

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *